Zlatan Ibrahimovic i ka bërë të gjithë të qeshin me një postim të tij në Instagram.
Suedezi po kalon një formë fantastike në fanellën e Milanit, dhe në fundjavë shënoi dy gola në fitoren në derbi ndaj Napolit.
39 vjeçari ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në Serie A këtë sezon, por ka shënuar nëntë gola, duke qenë golashënuesi më i mirë në kampionat.
Dhe kjo formë e tij, jo vetëm këtë sezon, por që nga paraqitja në nivele të larta, ka bërë që Ibrahimovic të krijojë formacionin e tij të ëndrrave.
Mund të ju duket e pabesueshme, por në secilën pozitë, ai ka vendosur vetën e tij.