Sport

Të dënuar për të fituar, Edy Reja “shkartis kartat”, ndaj San Marino zbresin titullarë të tjerë

Anglia ishte një vitrinë e madhe, një sfidë luk

Anglia ishte një vitrinë e madhe, një sfidë luksi për FSHF-ën dhe lojtarët e Kombëtares. Më shumë se sa rezultati, një shije jo të mirë la loja e shfaqur por ky tashmë është një diskutim i mbyllur.





Shqipëria luan pas pak sfidën e radhës në kualifikueset e Botërorit “Katar2022”, transfertën kundër San Marino. Ashtu si ndaj Andorra, kjo është një sfidë ku tre pikët janë detyrim. Atmosfera dhe gjendja e disa lojtarëve nuk është nga më të mirët, 90-minutëshi kundër ishullorëve ka pasur një ndikim të madh në aspektin fizik dhe psikologjik.

Në këtë përballje të trete në Grupin I, trajneri Edy Reja ka vendosur të hedh në fushë lojtarët më të freskët, Hysaj do të udhëheq ekipin si kapiten ndërsa në portë nga minuta e parë do zbres Thomas Strakosha.
Për mbrojtjen Reja zgjedh Ajetin dhe Gjimishitin në qendër, ndërsa nga krahët Veselin e Hysajn. Në mesfushë e fillojnë Memushaj, Ramadani e Bare kurse në sulm Lenjani nga krahu i majtë dhe Broja me Manajn që do të tentojnë të gjejnë golin.

FORMACIONI I SHQIPERISË: Thomas Strakosha, Veseli, Arlind Ajeti, Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ledian Memushaj, Ramadani, Keidi Bare, Broja, Ermir Lenjani, Rei Manaj