Lajme

“Taulant Balla më ka degjeneruar mbiemrin”, studentja i ankohet Bashës

“Taulant Balla më ka degjeneruar mbiemrin”

“Taulant Balla më ka degjeneruar mbiemrin”, kështu iu drejtua një studente kreut të PD-së, Lulzim Bashës gjatë takimit të sotëm me të rinjtë në Elbasan në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”.

Ndërkohë, deklaratës së studentes, Basha iu përgjigj duke thënë: “Të mos kesh asnjë ndroje se ke një mbiemër të bukur. Kurrësesi askush nuk mund ta përlyejë mbiemrin tënd”.

Më tej kryedemokrati shtoi se problematikat e studentes i ka mbajtur shënim dhe do i kthejë përgjigje.

“Zyra ime do të të përgjigjet për të gjitha problemet që ti shtrove”, tha Basha.


Etiketa: , , , ,