Showbiz

“Tani do të hyjë Bora”/ Beatrix del nga Big Brother, shpërthen rrjeti

Beatrix ka lënë mbrëmjen e djeshme shtëpinë e ”

Beatrix ka lënë mbrëmjen e djeshme shtëpinë e ”Big Brother VIP”. Pas nominimit me Einxhel dhe Donaldin, këngëtarja është larguar nga shtëpia dhe nuk ka pasur një biletë kthimi. Ashtu si e kishte shprehur përgjatë javës ajo i trembej daljes së saj, kryesisht për atë çfarë do ta priste jashtë, për shkak të lidhjes me Donaldin.



E duket se komentet nuk kanë qenë të pakta për të. Njerëz të famshëm, miq, kolegë të saj e kanë mbështetur si gjatë qëndrimit në shtëpi, ashtu edhe mbrëmë, kur ajo u largua nga loja. Megjithatë në rrjetet sociale, komentet janë rikthyer edhe njëherë tek ‘pabesia’ e saj ndaj Borës, duke nisur një lidhje me Donaldin.

Të shumtë kanë qenë ata që edhe kanë ironizuar, duke u shprehur se tashmë duhet të hyje Bora në Big Brother, duke qenë se Donaldi nuk rri dot i vetëm. Edhe në studio opinionistët dhe ish-banorët e kanë qetësuar Trixën, duke e përgëzuar për qëndrimin e saj në shtëpi si dhe për mënyrën sesi ajo e jetoi ndjenjën me Donaldin, duke mos menduar për asgjë tjetër, veç lumturisë së saj.