Opinione

Tandemi politik, Kurti – Vjosa janë e ardhmja e Kosovës

Është koha që pas këtyre zgjedhjeve, mbrapa nes

Është koha që pas këtyre zgjedhjeve, mbrapa nesh të mbesin të gjitha të ligat, e këtyre 21 viteve të shtegtimit në liri. Është koha që të mbesin mbrapa edhe paragjykimet. Varfëria e shtyrja në një qoshe janë sfidat më të mëdha të Kosovës, të cilat dhashë Zoti ti mbesin të kaluarës jo të mirë.

Nuk ekziston shkop magjik për ndryshime, por sigurisht së do të krijohen parakushtet pas një pune të madhe, në ndryshime pozitive shoqërore dhe politike. Do të krijohen kushte të reja më tandemin politik Kurti -Vjosa , më një rreshtim të ri politik shumë të munguar.

i përbashkët dhe energjitë e reja, do të bëjnë të ardhmen shumë më të mirë për qytetarët e lodhur në skam dhe mjerim social, ne pa punësi dhe më paga mizerable. Na nevojitet vetme një hap që ti takojmë Evropës së civilizuar, me programe dhe ide progresive, më njerëz sigurisht kredibil të politikës.

Mjaftë është bërë më përfaqësues politikë më ide regresive, më njerëz të pa aftë dhe jo kompetent për politikëbërje dhe partneritet. Përfaqësuesit e politikës duhet të jenë njerëzit me vizion, njerëzit të cilët nuk keqpërdorin pozitën shoqërore politike, siç u keqpërdor deri më sot. Luftën e kemi bërë që të jemi të lirë, që te kemi shtet të prosperuar, ligjor dhe demokratik. Të kemi një shtet ku nuk na sundon krimi dhe korrupsioni galopant. Problemi deri më tash ka qenë kuptimi i problematikës, që na mori shumë kohë. Është koha që të përfundon lufta e ashpër dhe jo parimore politike për pushtet. Duhet bërë më në fund ndarjen e qartë të kësaj vije ndarëse.

Mjaftë u bë luftë ndërmjet katër mureve, duke mos ditur së çka po dëshirojmë. Realiteti ynë për një kohë të gjatë ishte paradigmë për konflikte dhe mos pajtime të mëdha politike , për mos unitet, të cilat shumë i kushtuan Kosovës. Kemi mbetur të izoluar nga bota demokratike. Këtij populli nuk i duhet shoqëri e kontaminuar, por një shoqëri e cila promovon vlera. Pushteti Kurti –Vjosa, anijen gati të përmbysur të Kosovës nga garda e vjetër dhe korruptuar politike, do ta kthejnë në gjendje normaliteti. Nuk jemi në vitin 1941, as në vitet e 90-ta shekullit të kaluar, por jemi në shekullin 21. Koha e klientelave dhe marifeteve tjera anti demokratike, duhet vënë pikë. Kosovës dhe njerëzve të saj madje ju shkelën edhe të drejtat elementare, që është absurditet i llojit të vet.

Duhet të kthehet në këtë nën qiell përgjegjësia dhe morali politikë. Sigurisht së përballja më forca të së kaluarës, është e vështirë dhe e dhembshme , por që në kontinuitet më proceset tjera, këto vështirësi edhe do të tejkalohen. Kastat politike e mbyllen Kosovën hermetikisht, e izoluan nga bota e civilizuar. Synimet tona janë bota e përparuar, e ata që i penguan deri më tash këto procese, do të mbesin udhëtarë të cilët nuk kishin sy më pa dhe as vesh më dëgjuar. Nuk është koha e ngushëllimit por, e veprimit konkret.

E kjo mundësi e madhe janë zgjedhjet e fund janarit, që vota mos të ipet pa mbulesë, atyre që na mashtruan për gjithë këto vite, duke krijuar shtet dhe të mira materiale më shumë për vete. Një vend pa klasë të mesme vështirë të ekzistojë…