Shqipëri

Takimi Kosovë-Shqipëri, pritet të nënshkruhen tri marrëveshje të mëdha

Nesër në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e

Nesër në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Njëra prej marrëveshjeve, pritet të jetë projekti hekurudhor që lidhë Prishtinën me Durrës, ndërsa do të rishikohen marrëveshjet që nuk janë zbatuar deri më tani.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, do vazhdojnë traditën duke u mbledhur edhe këtë vit. Të dyja vendet kanë nënshkruar disa marrëveshje nder vite me njëra tjetrën, por qe janë karakterizuar me moszbatim.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Bashkëpunëtorja e RTV Dukagjinit në Tiranë, Zana Efendija Bejta, tregon se janë tri marrëveshje të mëdha qe priten të miratohen nesër ne pallatin e kongreseve ne Tiranë.

“Në fakt janë tri marrëveshje më të mëdha që mësohet se do të nënshkruhen nesër. E para është dogana në Durrës [për Kosovën], linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë. Rekomandohet që kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë do të mbikëqyrin marrëveshjet. Pra duket që tashmë situata do të jetë më serioze pasi marrëveshjet do të mbikëqyren për dallim nga herët tjera që marrëveshjet ende nuk kanë gjetur dritën e gjelbër për zbatim”, deklaroi Zana Efendija Bejta.

Ndërsa politologu, Ramush Tahiri, thotë se arsyet qe nuk po respektohen marrëveshjet është rezultat i interesave te ngushta e të disa individëve.

“Linja hekurudhore është penguar për shkak të interesave meskine të bizneseve. Duhet të ngrihemi mbi interesin e disa bizneseve. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë interesa të mbrojnë bizneset por jo kompani të veçanta”, deklaroi Ramush Tahiri.

Kjo mbledhje ishte paraparë të mbahej të premten e kaluar, por është shtyer për dy tetor pas kërkesës së palës kosovare./RTV Dukagjini/Telegrafi/