Sport

Takim dhe debat mes yjesh sonte në “Favorit”

Sonte prej orës 20:30 në Televizionin T7 do t

Sonte prej orës 20:30 në Televizionin T7 do të transmetohet emisioni i njohur sportiv, “Favorit”.

Ky emision do t’i kushtohet garës kampionale në Ipko Superligën e Kosovës, e posaçërisht derbit të së shtunës në mes Feronikelit dhe Ballkanit, dy pretendueseve për titull.

Ky derbi do të nis sonte në studion e “Favoritit” ku të ftuar janë sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha, dhe futbollisti i Ballkanit që po bën sensacion në këtë stinor, Blend Baftiu.

Mysafir do të jetë edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili do ta rrëfejë ecurinë e mrekullueshme dhe befasuese të ekipit të tij në këtë stinor.

Ai do të tregojë se pse Kosovës i duhet VAR-i më shumë se çdo shteti tjetër në Evropë, derisa ka për t’i dërguar mesazhe të qarta Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kurse, të dy futbollistët, Rexha dhe Baftiu do të pyeten se cili prej tyre ta ftojë “Këpucën e Artë?!

Baftiu do të zbulojë edhe mundësinë e transferimit të tij në Evropë.

Kurse, Rexha do ta komentojë situatën e fundit në Feronikel, do t’i tregojë arsyet e formës jo të mirë të skuadrës, do ta zbulojë të kaluarën në Feronikel të trajnerit malazez të posa larguar nga Drenasi, Vukiçeviç dhe do të konfirmojë nëse Feronikeli do të jetë kandidat për titull apo nëse është dorëzuar.

Për këto dhe shumë të tjera nga futbolli vendor dhe evropian sonte në “Favorit”, i cili transmetohet edhe në faqet zyrtare në “Facebook: “T7”, “Gazeta Express” dhe “Gazeta Express Sport”, e po ashtu edhe në “Gjirafa”.