Lajme

Tahirin e quan të padinjitetshme deklaratën e Kurtit që tha se ka kuptuar më shumë për dialogun në Bruksel sesa në Prishtinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardh

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur të padinjitetshme deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili gjatë vizitës së tij dyditore në Bruksel deklaroi se më shumë ka kuptuar rreth dialogut me Serbinë gjatë qëndrimit atje, sesa që ka gjetur dokumente në Prishtinë, njofton Insajderi.

Përmes një konference për medie, ai u shpreh se Kurti i ka të gjitha raportet në Kryeministri dhe se vetëm duhet t’i kërkojë ato.

“Kjo është deklaratë e papërgjegjshme. Kurti e ka dokumentin e hartuar në Kryeministri, veç duhet me e lypë, e ka raportin e të gjitha marrëveshjeve të deritanishme. Është e padinjitetshme që këto deklarata të bëhen prej Brukselit. Nëse këto raporte nuk i ka, unë ja jap. Këtë dokumentacion ia kemi dhënë paraprakisht edhe duke qenë në opozitë”, tha ai, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tahiri tutje shtoi se në temat nacionale, si dialogu, duhet të ketë qasje serioze./Insajderi.com