Lajme

Tahiri: Qeveria Kurti ia gjeti çelësin “Kishës së Millosheviqit” si dhuratë për Vuçiqin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokrati

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas liturgjisë së Kishës Ortodokse Serbe të mbajtur sot në kampusin e Universitetit të Prishtinës, shkruan Insajderi.

Ai  në Facebook ka thënë se Qeveria Kurti ia gjeti çelësin “Kishës së Millosheviqit” si dhuratë për kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiqin.

“Kishës” së pretenduar e të kontestuar që u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit, e cila simbolizon terrorin e Millosheviçit, qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin. Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë “dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin. E nesër në seancë, sigurisht se do të na flet për parime e kësi gjerash”, ka deklaruar Tahiri.

Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji fetare të enjten në kishën e papërfunduar në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.

Kjo është hera e parë që mbahet liturgji në këtë kishë pas luftës./Insajderi.com