Lajme

Tabaku: Shembja e Teatrit shënjoi vitin e sprovave të vështira

Zyrtarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e

Zyrtarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e konsideron vitin 2020 të vështirë dhe me një sërë sprovash.

Në një postim në “Facebook”, Tabaku shkruan se shumë ngjarje negative shënjuan këtë vit, por për të personalisht më e keqja mbetet prishja e Teatrit Kombëtar.

Sipas zyrtares së PD-së, u shemb një godinë që simbolizonte traditën dhe identitetin e Tiranës, por edhe rezistencën e qytetarëve kundër grabitësve të publikes dhe shkatërruesve të privates.

Megjithatë, Tabaku ndan besimin se pas vështirësive padyshim që vjen lehtësimi, duke iu referuar kështu zgjedhjeve më 25 prill.

Postimi i Jorida Tabakut në “Facebook”:

Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë sprovash për Shqipërinë. Shume ngjarje e shenjuan këtë vit, por per mua ngjarja me e keqe ishte prishja e teatrit.

Në mesin e pandemisë, kur shumica e shqiptarëve po respektonin vendimet e qeverisë për të shmangur grumbullimet e për të kufizuar përhapjen e virusit, kjo e fundit hajdutëshe vendosi të dërgojë policinë dhe makineritë e rënda që shembën godinën e Teatrit Kombëtar.

Një godinë që ishte kthyer jo vetëm në një simbol të rezistencës kundër grabitësve të publikes dhe shkatërruesve të privates, por njëkohësisht edhe një simbol i traditës dhe identitetit të një qyteti të vendosur në morsën e babëzisë, një një pandemi më e hershme se sa kjo e koronavirusit.

Në mëngjesin e 17 majit 2020 fadromat goditën një godinë që për vite u mbrojt nga qytetarët dhe aktivistët. E goditën pa mëshirë, me etjen për të grumbulluar sa më shumë pushtet dhe për të skllavëruar qytetin që na rriti. Zgjodhën pikërisht 100 vjetorin e kryeqytetit për të njollosur Tiranën dhe për t’i hequr asaj një tjetër rruazë të historisë dhe identitetit.

Por, pas vështirësive padyshim që vjen lehtësimi.


Etiketa: ,