Lajme

Sveçla takon dy përfaqësueset e OKB-së, të gatshëm për thellim të bashkëpunimit

Koordinatorja e Organizatës së Kombeve të Bashk

Koordinatorja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson dhe Përfaqësuesja Rezidenciale e Programit Zhvillimor të OKB-së, Maria Suokko, kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe në të ardhmen, njofton Insajderi.

Kjo bisedë u bë në takimin e pritur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili falënderoi koordinatoren dhe përfaqësuesen e OKB-së për angazhimin dhe kontributin e dhënë në fushën e sigurisë.

Ndryshe, në takim u diskutua dhe në lidhje me projektet e realizuara deri më tani dhe për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

“Me këtë rast, ministri Sveçla ka falënderuar koordinatoren për Zhvillim e OKB-së, Richardson si dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, znj. Suokko për angazhimin dhe kontributin e dhënë në fushën e sigurisë”, ka thënë Sveçla.

“Gjithashtu, gjatë këtij takimi znj. Richardson dhe  Suokko kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së MPB-së edhe në të ardhmen”, u shpreh më tej ai. /Insajderi.com