Lajme

Sveçla: Policia nuk po provokon në veri, po mbron sigurinë e qytetarëve

“Policia nuk është në pikat kufitare për të pro

“Policia nuk është në pikat kufitare për të provokuar apo kërcënuar, por për sigurinë e qytetarëve”.

Këtë deklaratë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e dha të martën, gjatë një konference që kishte me homologun e tij austriak, Karl Nehammer.

“Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit, angazhimet tona nuk përbëjnë kurrfarë dallimi dhe do të sigurohemi që rendi dhe ligji të sundojnë në krejt vendin”, ka thënë Sveçla

Shtoi se Policia po qëndron në pikat kufitare për siguri të qytetarëve dhe respektim të plotë të vendimeve legjitime të qeverisë demokratike të Kosovës.

Për Policinë fjalë të mira kishte edhe ministri austriak, Karl Nehammer.

“Aty ku po zhvillohen protesta, gëzohem që policia kosovare po vepron me kujdes edhe pse nuk e kanë detyrën e lehtë. Reagime e fuqishme do të nxisin reagime nga pala tjetër dhe do të krijohej dhunë më e madhe spirale. Ajo që po bëhet tani është rruga e duhur edhe pse nuk është e shpejtë dhe spektakolare”, deklaroi ministri austriak.

Sipas tij “nuk duhet të iu jepet mundësia destruktivëve për eskalimin e situatës”.

Gjatë kësaj konference është diskutuar gjithashtu për raportet e mira ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Konferenca për media e Xhelal Sveçlës me ministrin austriak.

Veriu i Kosovës

Sot shënon dita e nëntë që kur Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo me qëllim që të zbatohet reciprociteti në targa.

Serbët lokalë u kundërpërgjigjen duke bllokuar rrugët kryesore.

Ndërsa, Ushtria e Serbisë është e pozicionuar pranë kufirit me Kosovën.

Poashtu, helikopterët serbë qarkulluan gjatë vikendit afër pikave kufitare. /Insajderi.com