Sport

Superliga rikthehet në mesjavë me disa ndeshje derbi

Superliga e Kosovës në basketboll, do të vazhdo

Superliga e Kosovës në basketboll, do të vazhdojë këtë mesjavë me disa ndeshje mjaftë interesante.

Kryendeshja e gjiros së tetë, do të zhvillohet të mërkurën, në Suharekë, ku do të takohen Goldean Eagle Ylli dhe Trepça, shkruan Shqip.com.

Kampioni në fuqi, Ylli, këtë sezonë ka pasur formë të luhatshme, pasi kanë pësuar katër humbje dhe tre fitore.

Në anën tjetër, Trepça hyn në këtë ndeshje me “petkun” e favoritit, sepse në gjashtë ndeshje kanë pesë fitore dhe vetëm një humbje.

Të mërkuren, do të përballen edhe Prishtina me Dritën, në një takim, ky favorite është skuadra nga kryeqyteti.

Prishtinasit kanë shënuar tre fitore dhe tre humbje, ndërsa Drita ende nuk e ka gjetur rrugën për te fitorja. Gjilanasit janë i vetmi ekip, me bilanc të 100 për qind në humbje në Superligë.

Ndërsa, të enjten, në Prizren, do të zhvillohet derbi ndërmjet Bashkimit dhe Pejës.

Pejanët janë në vendin e parë në Superligë, pasi kanë gjashtë fitore dhe vetëm një humbje, kurse Bashkimi ka tre humbje dhe tre fitore./Insajderi.com

Orari i ndeshjeve. (Credits: Kosovo Basketball Federation)