Lajme

Super Messi shkatërron kundërshtarin, Barcelona nis arratinë

Barcelona “shtyp” këdo që i del para.

Barcelona “shtyp” këdo që i del para. Gjiganti katalanas shkatërroi me shifrat 5-1 Real Valladolid, falë edhe një Super-Lionel Messi.

Argjentinasi ishte protagonist me dy gola dhe një asist në fitoren e 7 radhazi të katalanasve.

Në “Camp Nou” takimi nisi vrullshëm për vendasit, të cilët në minutën e dytë gjetën golin me Leclert.

Gjithsesi, reagimi i miqve nuk vonoi. Kike përfitoi nga një dalje e gabuar e Ter Stegen dhe me portën thuajse të boshatisur vendosi ekuilibrat. Shifra të cilët u prishën nga Vidal e Messi brenda fraksionit të parë të lojës, me 32 vjeçarin që shënoi sërish, përpara se Luis Suarez të vuloste shifrat në 5-1. Kjo ishte fitorja e 7 radhazi dhe e pesta në kampionat për Barcelonën, e cila vijon e qetë në krye të klasifikimit.


Etiketa: , ,