Sport

Super Liga Europiane shembet akoma pa filluar, tërhiqen ekipet e mëdha

Superliga Europiane duket se ka filluar të rrën

Superliga Europiane duket se ka filluar të rrënohet akoma pa nisur sezonin e saj të pare, njofton Insajderi.

Një projekt që në plan të parë vë të ardhurat dhe heq meritën sportive nuk është pritur aspak mirë si nga UEFA, FIFA apo ligat përkatëse, por mbi të gjitha nga vetë tifozët. Ideja e një kompeticioni të tillë nuk i ka dalë aspak si e prisnin klubeve të mëdha të Europës, që kanë hasur në rezistencën e vetë tifozëve të tyre.

Në këto kushte tërheqja po shihet si opsioni më i mirë i tyre. Madje kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e skuadrave që po planifikojnë të heqin dorë nga ky projekt. Chelsea, Manchester City, Barcelona, Atletico Madrid, Arsenali dhe Manchester United janë klubet që tërhiqen nga Superliga Europiane. /Insajderi.com