Lajme

Sulmoi policinë me audi të blinduar, bie akuza e rëndë për Suel Çelën

Pas dy vitesh hetime është mbyllur dosja për

Pas dy vitesh hetime është mbyllur dosja për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor në Elbasan. Prokuroria ka ndryshuar akuzat për Suel Çelën, Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin, duke rrëzuar akuzën e fortë për “vrasjen e punonjësit të policisë, mbetur në tetntativë”. Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda që konfirmoi ndryshimin e akuzave gjatë leximit të pretencës. Prokuroria tha se gjatë shqyrtimit nuk u gjet e provuar akuza e vrasjes së punonjësit të policisë,  por u gjet e provuar se Suel Cela dhe Enea Bekteshi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i kanë goditur për shkak të detyrës.

Për këto akuza, Prokuroria kërkoi dënimin e Çelës me 7 vite burg dhe për Bekteshin me 6 vite. Edhe për Kelment Xhaferrin ra akuza e kundërshtimit të policisë, por u kërkua shpallja i fajshëm i tij për tri vepra të tjera, atë të armë mbajtjes pa leje, largim i të burgosurit dhe mbajtja e lëndëve plasëse, duke kërkuar dënimin me 6 vite burg.

Gjatë seancës prokuroria pretendoi se është e provuar që në drejtim të mjetit Audi, që përplasi makinën e policisë, ishte Suel Cela dhe pasagjer në ketë automjet ishte Enea Bekteshi.

Kujtojmë se në shtator të 2017-s, në portën e tregut Agroushqimor në Elbasan, pronë e biznesmenit Petrit Çela një audi i blinduar goditi makinën e drejtorit të policisë, Gjergji Oshafi. Makina audi i blinudar drejtohej pikërisht nga Suel Çela, djali i pronarit të tregut. Djali i biznesmenit Petrit Çela, Suel Çela u arratis nga Shqipëria dy ditë pas ngjarjes, dhe sot e kësaj dite është në arrati. Dyshohet se ai kaloi kufirin në Qafë Thanë dhe është strehuar në një vend të BE-së.

Kjo ngjarja ka shkaktuar mjaft debate dhe polemika edhe në politikë. PD ka akuzuar se Petrit Cela ka mbështetjen e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

*Shihni edhe njëhere momentin e sulmit ndaj policisë


Etiketa: , , , , , , , ,