Maqedoni

Sulmoi bashkëshorten, arrestohet 27 vjeçari nga Tetova

Mbrëmë diku rreth orës 20:40 minuta zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 27 vjeçarin i cili sipas SPB-Tetovë paraprakisht kishte sulmuar bashkëshorten e tij.

“Mbrëmjen e djeshme (4-mars) rreth orës 20 e 40 minuta, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 37-vjeçarin Sh.Sh. nga Poroji i Tetovës, i cili më herët rretho orës 19.00 e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 20 vjeçare, me të cilën nuk kishte pasur kurorë, ku i njëjti gjatë sulmit gjithashtu kishte përdorë mjete prej druri. Pas dokumentimit të çështjes kundër personit Sh.Sh. do të përgatitet parashtresë adekuate”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

The post Sulmoi bashkëshorten, arrestohet 27 vjeçari nga Tetova appeared first on Alsat.