Maqedoni

Sulmohet punonjësi shëndetësorë në Spitalin e Gostivarit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme rreth orës 15.00, 78-vjeçarja I.R nga fshati Senakos i Gostivarit është shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore dhe e njëjta për një kohë të shkurtër kishte nderuar jetë në Repartin e Sëmundjeve Interne.

Menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, djali 51-vjeçar B.R. kishte sulmuar fizikisht një punonjëse të këtij reparti dhe kishte treguar sjellje agresive, duke goditur inventarin brenda hapësirave të spitalit.

Inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

The post Sulmohet punonjësi shëndetësorë në Spitalin e Gostivarit appeared first on Alsat.