Kronika e Zezë

Sulmohet një person nga pronari i një pompe derivatesh në Prishtinë

Një person ka njoftuar policinë se është sulmuar mbrëmë rreth orës 18:05 në lagjen “Veternik”.

Viktima në polici ka deklaruar se është sulmuar nga pronari i një pompe derivatesh.

I njëjti ka marrë lëndime të lehta trupore nga rrahja ndërsa ka pranuar edhe tretman mjekësor.

I dyshuari në këtë rast pronari i pompës së derivateve është larguar nga vendi i ngjarjes.