Lajme

Sulmohet llogaria e ministres Haradinaj-Stublla në Facebook

Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, pasditen e sotme, i është sulmuar llogaria e saj në Facebook.

Sipas MPJD-së, ky sulm kibernetik ndaj llogarisë së saj vjen pas reagimit që kishte sot ndaj deklaratave tendencioze të Aleksandër Vuçiqit, ish ministër dhe bashkëpunëtor i afërt i Sllobodan Millosheviqit, i cili kërcënoi hapur me luftë të re në Ballkan të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATO-n, duke thënë se Serbia duhet të vazhdojë forcimin ushtarak, njofton Klan Kosova.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kërkon mirëkuptimin e opinionit publik deri në ri-kthimin e llogarisë”.