Lajme

Sulm në Francë, prifti qëllohet me armë para derës së kishës

Një prift ortodoks është në gjendje të rëndë pasi u qëllua nga një person i armatosur në Lyon të Francës, shkruan SkyNews.

Personi që plagosi priftin ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia tha se prifti, i moshës rreth të 40-tave, u qëllua dy herë në bark, ndërsa po mbyllte kishën në qytetin francez rreth orës 4 pasdite.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në një deklaratë, një prokuror i Lionit tha se banorët i dëgjuan të shtënat dhe ulërimat pranë kishës dhe kur oficerët mbërritën panë një person duke ikur dhe gjetën priftin e plagosur nga dera e pasme e ndërtesës.

Raportohet që i dyshuari kishte veshur një mushama të gjatë të zezë dhe një kapelë të zezë.

Antoine Callot, pastor në një kishë tjetër Ortodokse Greke në Lyon, tha se ai i kërkoi policisë mbrojtje sigurie në kishën e tij pas të shtënave.

“Ne jemi në ankth dhe ankth. Me të vërtet e tmerrshme. Tani duhet të fshihemi dhe të jemi të kujdesshëm”, tha ai.