Kosovë

Suharekasit i hyjnë hajnat në shtëpi, i vjedhin para e stoli ari

Një person nga fshati Duhël i Suharekës ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe një studio muzikore

Deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast, por nga Policia thonë se njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Fsh. Duhël, Suharekë 22.10.2020 – 22:00.  Ankuesi m/k, ka raportuar se persona (ende) të panjohur pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij, kanë vjedhur stoli ari të ndryshme (vlera nuk dihet), para të gatshme 1.000,00 (një mijë) €, një studio muzikore në vlerë rreth 250,00 (dyqind e pesëdhjetë) €, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.