Sport

Suad Sahiti shënon gol në barazimin e Sibenikut me Goricën në Kroaci

Ish-futbollisti i Skënderbeut te Kategoria Supe

Ish-futbollisti i Skënderbeut te Kategoria Superiore në Shqipëri, Suad Sahiti, është bërë protagonist në Kroaci me skuadrën e tij Sibenik, duke shënuar golin e avantazhit në sfidën ndaj Goricës, njofton Insajderi.

Sulmuesi i krahut arriti të realizonte në minutën e 40-të të takimit, teksa ky është goli i parë i 25 vjeçarit me kroatët e Sebenik që pas transferimit të tij dy muaj më parë nga boshnjakët e Zrinjskit.

Sahiti ka luajtur dhe në kampionatin shqiptar të futbollit duke u aktivizuar me Skënderbeun në vitin 2017-2018.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me shifrat minimale për vendasit, ndërsa në pjesën e dytë kanë barazuar takimin miqtë me dy minuta para fundit me golin e realizuar nga Younes Delfi.

Pas kësaj pike, ekipi i Sahitit mbetet në vendin e shtatë me 29 pikë në tabelë. /Insajderi.com