Bota Shëndetësi

Studimi gjerman: Trupat e viktimave të koronavirusit mbeten infektive edhe pas vdekjes

Trupat e viktimave të koronavirusit mund të mbeten infektuese edhe pas vdekjes së tyre, zbulon studimi gjerman.

Ekipi i hulumtuesëve në Universitetin Medical Center në Hamburg testoi trupat e 11 personave të cilët humbën jetën nga Covid-19.

Ata kërkuan gjurmë virusi në intervale të rregullta nga 12 orë pas vdekjes deri në shtatë ditë më vonë.

“Ne zbuluam vazhdimisht SARS-CoV-2 ARN në të gjitha pikat kohore të analizuara ”, shkruajnë studiuesit në revistën Emerging Infection Diseases.

Shkencëtarët thonë se ata vunë re se gjurmët e koronavirusit gjendeshin në indet e pacientëve të vdekur në intervale vazhdimisht të larta dhe në mënyrë konstante.