Lajme

Studentët paralajmërojnë rinisjen e protestave në 4 dhjetor

Një vit pas protestave masive para Ministrisë

Një vit pas protestave masive para Ministrisë së Arsimit, studentët do t’i rikthehen sërish tubimeve kundër qeverisë për plotësimin e kërkesave, që sipas tyre nuk u arritën të plotësoheshin përmes Paktit për Universitetin.

Lëvizja për Universitetin ka dalë zyrtarisht me datën e rinisjes së protestës studentore. “Më 4 dhjetor, në 1-vjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish në protestë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.

Studentët do të protestojnë kundër: Ligjit të arsimit të lartë; Financimit të universiteteve private; abuzimit me të drejtat e studentëve.

Ata kërkojnë: arsim cilësor, dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë; përgjysmimin e të gjitha tarifave; votë të barabartë studentë-pedagogë; kushte dinjitoze studimi dhe jetese dhe perspektivë punësimi profesional.


Etiketa: , , ,