Reperi i njohur Stresi vazhdon të jetë në arrati, megjithatë kjo nuk e ka penguar që të udhëtojë në gjysmën e Europës. Pasi ndodhej në Turqi, reperi ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se është larguar drejt Anglisë. Ai ka publikuar një video, krahas së cilës ka shkruar:
“Në cilin vend të Anglisë i doni koncertet, a ju premtova që do të vij”. Kujtojmë që pak ditë më parë, Stresi u shpreh se po përndiqet nga policia për shkak të deklaratave që ka bërë ndaj Ramës.