Maqedoni

Stoltenberg: Të ndalim ndikimin rus në Ballkan

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s ranë dakord ta përforcojnë mbrojtjen nga sulmet e Rusisë, përfshirë edhe tentimet ruse për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO është vigjilente dhe e gatshme për t’iu kundër-përgjigjur sulmeve të natyrave të ndryshme, bashkë me Bashkimin Evropian. Aleatët shprehën gatishmërinë për të kontribuuar në kontrollin e armëve nukleare.

– Advertisment –

Rusia destabilizon fqinjët e saj, përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Po përpiqet të ndikojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rusia vazhdon përforcimet ushtarake, nga Baltiku deri në Detin e Zi, nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, nga Mesdheu në Arktik. Aleatët kanë spikatur dezinformimin dhe propagandën nga Rusia, përpjekjet për të ndikuar në zgjedhje, sulmet kibernetike, përdorimin e armëve kimike kundër oponentëve edhe në territorin tonë. Në kundërpërgjigje ndaj Rusisë, NATO ka bërë fuqizimin më të madh të mbrojtjes kolektive. Rritëm mbrojtjen tonë hibride dhe kibernetike. Do të mbetemi vigjilentë”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.