Sport

Spurs ia bën “përhaj” kontratën Guardiolës me humbje

Tottenham Hotspurs e ka mundur Manchester City me rezultat 2-0 për të marrë një fitore të rëndësishme dhe duke marrë vendin e parë në Premier Ligë. Son dhe Lo Celso shënuan për Tottenhamin

Tottenham Hotspur ka fituar derbin e kësaj xhiro në Premier Ligë ku e ka mposhtur Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ishte menduar që nënshkrimi i kontratës së re të Guardiolës do të bënte që City të kërkonin fitore në këtë ndeshje, por City ka vazhduar me rezultate të dobëta, me të dobëtat prej që atë e morën në pronësi pronarët arab.

Gjithçka nisi për Spurs të cilët shënuan që në minutën e pestë, ku n’Dombele e gjeti mirë Son që shënoi gol të bukur.

Pjesa e parë kaloi me këtë rezultat.

Laporte barazoi rezultatin në minutën e 27-të por goli u anulua për shkak se Jesus kishte prekur topin me dorë.https://streamja.com/embed/0PRv1

Në pjesën e dytë Tottenham do të shënonte gol në minutën e 65-të me Lo Celso. Lo Celso e shënoi këtë gol me të hyrë në lojë.https://streamja.com/embed/vV2NN

City insistoi deri në fund për ta kthyer rezultatin dhe sulmoi shumë por nuk ia arriti këtë.

Pas kësaj fitoreje, Spurs është në vendin e parë pas xhiros së 8 të Premier Ligës.