Lajme

Spreji për hundë anti-covid mbron deri në 48 orë nga infektimi me virusin

Një sprej për hundën që pretendon të sigurojë m

Një sprej për hundën që pretendon të sigurojë mbrojtje ndaj infeksionit Covid-19 për deri në 48 orë mund të jetë së shpejti i disponueshëm në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Kimikatet tashmë të aprovuara për përdorim njerëzor janë kombinuar për të bërë spërkatjen, dhe studimet laboratorike tregojnë se ajo pengon aftësinë e Coronavirusit për t’u lidhur me qelizat njerëzore.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Spreji është bërë nga dy përbërës kryesorë, të quajtur carrageenan dhe gellan, të cilët përdoren të dy në shkencën e ushqimit si agjentë trashësie.

Për shkak se përbërësit janë miratuar tashmë për përdorim njerëzor, zhvilluesit thonë se produkti është i gatshëm për t’u përdorur sa më shpejt që të marrë dritën e gjelbër nga autoritetet. /Insajderi.com