tjera

Specialja arrestoi përfaqësuesin e veteranëve të UÇK-së, asnjë reagim nga krerët e shtetit

Mëngjesin e sotëm, policia e EULEX-it nisi një aksion të madh bastisjeje në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Pas disa orëve, nga aty u nxor me duar të lidhura kreu i kësaj organizatë, Hysni Gucati.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Por asnjë nga krerët e shtetit ende nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë arrestim, raporton gazeta Objektiv.

Deri më tani është vetëm kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës( AAK) që ka reaguar ndaj kësaj ngjarje.

Ai e ka quajtur të panevojshëm aksionin e sotëm, duke thënë se asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.