Lajme

Specializantët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, kërkojnë shtesa në paga

Dhjetëra specialistë kanë protestuar sot para Ministrisë së Shëndetësisë, për mosrealizimin e kërkesave të tyre për shtesa.

Edhe pse i ishin premtuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ata ende nuk i kanë marrë shtesat.

Specialistët me kontratë me subvencione i kanë dërguar dje një letër ministrit Zemaj, të cilin e kanë paralajmëruar për protestën e sotme.

“Edhe përkundër zotimeve apo premtimeve tuaja për mbështetje të personelit shëndetësorë, si dhe deklarimeve që shtesat për personel janë egzekutuar, ne mjekët specializatë me subvencione mohojmë që na janë ekzekutuar këto shtesa, përkundër faktit që ne prej fillimit të pandemisë kemi punuar në qendrat me pacientë me COVID-19”, thuhej në letrën dërguar Zemaj.

Sot në orën 10:00 specializantët kanë protestuar para MSh-së, duke kërkuar realizim të kërkesave të tyre.