Kronika e Zezë

SPB Tetovë me kontrolle ndaj automjeteve që kryejnë transport publik, gjoba për 15 prej tyre

SPB Tetovë informon se dje (18.05.

SPB Tetovë informon se dje (18.05.2022) në periudhën nga ora 07.00 deri në ora 12.00 në territorin e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrolli ndaj automjeteve me të cilat kryhet transport publik i udhëtarëve. Në këtë kontroll janë sanksionuar 15 automjete me defekt teknike (TE-12 dhe GV-3), prej të cilave 2 (GV-2) me defekte në pajisjet e frenimitt dhe 13 (TE-12 dhe GV-1) me defekte në pajisjet drejtuese.

“Të 15 veturat menjëherë janë përjashtuar nga qarkullimi, ndërsa kundërvajtësve iu janë përgatitur urdhërpagesat përkatëse, si dhe 3 kërkesa (TE) për ngritjen e procedurës së kundërvajtjes për personat juridikë dhe përgjegjës”.

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, sërish apelon personat përgjegjës, juridik dhe fizik, që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, me kohë të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve që përdoren për transport publik të udhëtarëve, të rregullojnë dokumentacionin dhe të kontribuojnë për sigurinë dhe përgjegjësinë e tyre për pasagjerët që po transportojnë si dhe sigurinë e pjesmarrësve të tjerë të trafikut”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.