Kronika e Zezë

SPB Tetovë: 123 persona janë dërguar në izolim

SPB Tetovë informon se gjatë 24 orëve të kalua

SPB Tetovë informon se gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të tyre, në periudhën (19.11./20.11.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 183 personave (TE-68 dhe GV-115) u janë lëshuar urdhëresa pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në rajonin Tetovë-Gostivar, janë përgatitë vendime të reja për izolim për 123 (TE) dhe 41 persona (GV).
Kurse janë kryer kontrolle ndaj 1552 personave (TE-1025 dhe GV-527) me vendime të tilla dhe është konstatuar se një person në Tetovë nuk e respektoi vendimin e dhënë.

Reklamo bizensin tuaj ketu