Lajme

Spanjollët kundër masave anti Covid, përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë

Në sërë protestash të dhunshme kanë ndodhur në kryeqytetin spanjoll. Protestuesit janë shprehur të zemëruar për masat anti covid.

Trazirat shpërthyen edhe në Barcelonë, Bilbao, Burgos, Santander dhe Valencia. Sipas raporteve të mediave, 29 oficerë policie dhe shtatë protestues u plagosën gjersa 32 njerëz u arrestuan.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në shumë raste, dhuna duket se është ushqyer nga grupe të ekstremit të djathtë të lidhur me klube të futbollit, sipas policisë.

Ndryshe, protestuesit thuhet se kanë hedhur gur në drejtim të policisë, vunë flakën koshave të plehrave dhe plaçkitën disa dyqane.