Sport

Spanjë/ Reali detyron Luka Joviç të rikthehet në Frankfurt

Këto ditë, është mësuar se agjentët e futbollis

Këto ditë, është mësuar se agjentët e futbollistit serb Luka Joviç, janë duke punuar për një transferim të tij tek ish-klubi “Eintracht Frankfurt” në formë huazimi. Sulmuesi nuk është më në planet e trajnerit Zidane dhe Reali po punon për shitjen e tij. Ai pritet të huazohet deri ne fund të sezonin dhe më pas në verë të nxirret në shitje. Sipas “Goal.com”, Joviç nuk është aspak i lumtur që do të largohet dhe nuk e ka pritur mirë vendimin e klubit për ta larguar. Kujtojmë që ai u ntransferua në vitin 2019 te Reali për plot 60 milion euro dhe bëri shumë bujë, por mesa duket performancat e tij nuk ishin aty ku klubi spanjoll do të donte. Ndër ekipet e tjera të interesuara për shërmbimet e serbit përveç ekipit gjerman janë edhe “Milan” me “Ëolves”. Ende nuk dihet se kush do të bëjë ofertë gjatë verës për të.