tjera

Sot vihet sërish në votim projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Kuvendi i Kosovës, sot pritet ta vë sot në votim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili në seancat e kaluara, kishte dështuar t’i merrte votat e nevojshme në mungesë kuorumi.

Me miratimin e këtij projektligji, do të hapej rruga që qytetarët t`i tërheqin 10 përqind të mjeteve financiare nga Trusti, me qëllim të lehtësimit të gjandjes financiare të krijuar si pasojë e pandemisë.

Deputetet poashtu do të sfidohen për votimin projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, i cili është kundërshtuar nga faktori ndërkombëtar sidomos në disa nene që sipas tyre kufizojnë lirinë e shprehjes lidhur luftën e fundit.

Seanca nis prej orës 10:00 me këto dy pika të rendit të ditës.

Krahas këtyre, ligjvënësit pritet të votojnë edhe për disa nga projekt-rezolutat, që në seancat e kaluara nuk ka pasur kuorum votimi.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

“I. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 17, 18 dhe 21 shtator 2020:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, znj. Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës,

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

4. Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”,

5. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

6. Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës,

7. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në pjesën e dytë të ditës kuvendarët do të provojnë të zgjedhin avokatin e popullit.

I. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,

5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,

6. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,