Lajme

Sot varroset i riu nga Deçani që vdiq nga një sëmundje e shkurtër

Alban Muslijaj me prejardhje nga Komuna e Deçanit do të varroset sot në orën 16:00. 38-vjeçari vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër.

Varrimi do të bëhet në fshatin Shaptej të Deçanit.

Për vdekjen e hershme të tij ka shkruar edhe kryetari Bashkim Ramosaj, duke e quajtuar lajm tronditës vdekjen e tij.

“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e bashkëvendasit tonë nga Shapteji i Deçanit, Alban Muslijaj në moshën 38 vjeqare. Ngushëllime familjes Muslijaj, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Albanin!”, ka shkruar Ramosaj ndër të tjera.