Kosovë

Sot varroset 39-vjeçari që u vra dje në Novosellë të Pejës

Sot në orën 18:00 do t’i jepet lamtumira e fundit, ish-ushtarit të UÇK-së, Bashkim Brahimi, i vrarë dje në Novosellë të Pejës.

Funerali do të nis nga shtëpia e të ndjerit në Novosellë, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.

Ndërsa, i dyshuari, Faton Brahimi, djali i axhës së viktimës ndodhet në arrati dhe për arrestimin e tij Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve.