Maqedoni

Sot pritet vendimi për pagat në arsim

Të punësuarit në arsim sot, sipas paralajmërimeve, duhet të kuptojnë nëse do të fitojnë rritje të re të rrogave, për të cilën Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës insiston të fillojë nga 1 janari, dhe jo nga prilli i vitit 2020, siç ju ofroi Qeveria.

Në ora 11:30, sot në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është caktuar takim mes ministrit Arbër Ademi dhe përfaqësuesve të SASHK-ut. Ademi dhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, mbrëmë paralajmëruan se sot mund të pritet vendim përfundimtar. Ndërkohë, edhe SASHK-u, vendosi grevën e paralajmëruar për të hënën (11 nëntor) ta pezullojë, derisa nuk arrin marrëveshje për terminin e pagesës së rrogave më të larta.

Me siguri, rritja do të mbetët në 10 për qind të propozuara, edhe pse SASHK-u, në fillim kërkonte që ajo të ishte në proporcion me rritjen e rrogës minimale.

Loading…