Maqedoni

Sot pasdite mblidhet Shtabi Kryesor për Menaxhim me Kriza

Pas shpalljes së gjendjes së krizës në të gjit

Pas shpalljes së gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, mbrëmë vonë në Qendrën për Menaxhim me Kriza u mbajt mbledhja e Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza.

Në mbledhje morën pjesë ushtruesi i detyrës drejtor i Qendrës, njëherë edhe udhëheqës i Shtabit Kryesor, Stojançe Angellov, si dhe përfaqësues të subjekteve nga Sistemi për Menaxhim të Krizave ( përfaqësues nga Ministritë e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme, kreu i Grupit të Vlerësimit, kreu i Shërbimit Emergjent Mjekësor në Shkup, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe përfaqësues të Ushtrisë, Agjencisë së Inteligjencës, Drejtorisë për Sigurinë e Informacioneve të Klasifikuar si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq në Republikën e Maqedonisë së Veriu).

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në mbledhje pas një diskutimi konstruktiv dhe të shkurtër, u përcaktua një kornizë e aktiviteteve që do të ndërmarrin institucionet me qëllim miratimin e Planit të Veprimit, në përputhje me vendimin për gjendjen e krizës.

Ndryshe, vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit është bërë për të përballuar në mënyrë më efikase me pandeminë e shkaktuar nga sëmundja Covid-19 e virusit “SARS-CoV-2”.

Është caktuar që sot pasdite me fillim nga ora 16:00 të mblidhet Shtabi Kryesor për Menaxhimin e Krizave pranë QMK-së, dhe deri atëherë, Qendra për Menaxhim me Kriza do të duhet të përgatit përgatit një Draft Plan të Veprimit, që do të shqyrtohet dhe konkretizohet.

The post Sot pasdite mblidhet Shtabi Kryesor për Menaxhim me Kriza appeared first on Alsat.