Sport

Sot një vit që nga vdekja tragjike e Kobe Bryant dhe vajzës së tij

Sot, Vanessa Bryant kujtoi njëvjetorin e vdekje

Sot, Vanessa Bryant kujtoi njëvjetorin e vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës së saj, Kobe dhe Gianna Bryant duke ndarë një shënim emocionuese nga shoqja e ngushtë e së bijës, njofton Insajderi.

Ajo ndau shënimin në një postim në Instagram duke i bashkangjitur edhe një mesazh.

“Sot pranova këtë letër të ëmbël nga shoqja e ngushtë e Gianna-s, Aubrey”, shkruan ajo. “Të dua Aubz (ashtu siç të thërriste Gigi im). Faleminderit shumë që ndave në këtë mënyrë të bukur një nga kujtimet e vazjës dhe që më lejove ta ndaj me të gjithë në Instagram”.

Shënimi emocional nga Aubrey e nderoi Gianna-n si një shoqe që të ishte më e mirë, dhe vlerësoi Vanessën si nënë.

“… Nëse bëhem ndonjëherë nënë, shpresoj që vajza ime të dalë tamam si e jotja”, tha Aubrey në shënim. “Dashuria e [Gianna] për jetën është diçka që unë e admiroj pafund…”

Më vonë në letër, Aubrey shkroi, “Ka raste kur futem në një gropë dëshpërimi duke menduar për të dhe atë që ajo mund të kishte arritur nëse do të kishte vetëm edhe disa vjet. Por kohët e fundit kam menduar për shenjën që ajo la në këtë tokë. Lufta e saj për barazi në sport e bënë botën të rishikojë opsionet, ajo së bashku me Z. Bryant, vunë rrotat në lëvizje”.

Duke përfunduar shënimin e saj, Aubrey i tha Vanessa-s se ajo e rriti siç duhet vajzën e saj.

Në mëngjesin e 26 janarit të vitit 2020, Kobe, Gianna dhe një grup miqsh – duke përfshirë Sarah dhe Payton Chester, Christina Mauser, John Altobelli, bashkëshorten e tij Keri Altobelli dhe vajzën e tyre, Alyssa Altobelli – ishin rrugës për në një lojë basketbolli në një helikopter të pilotuar nga Ara Zobayan që u rrëzua në Calabasas, California.

Në atë kohë, Kobe ishte 41 vjeçar, dhe Gianna ishte 13 vjeçare. /Insajderi.com