Sport

Sonte përballen City dhe Dortmund në kuadër të Ligës së Kampioneve

Manchester City do të ballafaqohet sonte në orë

Manchester City do të ballafaqohet sonte në orën 21:00 me Borussia Dortmund në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane Dortmund pret në shtëpinë e saj lojën e kthimit që zhvillohet me skuadrën angleze Manchester City, e cila ka fituar përballjen e parë me rezultat 2:1.

Rezultati 2-1, është një nga rezultatet më të shpeshta në Ligën e Kampionëve dhe konsiderohet mjaft i rrezikshëm për skuadrën fituese.

Sipas statistikave nga UEFA, nga 27 skuadra që kishin fituar ndeshjen e parë 2-1, 15 ishin eliminuar dhe 12 kishin kaluar tutje në raundin tjetër.

Katër skuadrat që do të ballafaqohen sonte nga ora 21:00 janë Borussia Dortmund – Manchester City si dhe Liverpool – Real Madrid./Insajderi.com