24 orë+ Lajme

Sondazhi: Xhafer Tahiri, kryetari model që tejkaloi pritshmëritë e të gjithve

Rrugëtimi deri tek karrigia e të parit të komunës së Vushtrrisë nuk ka qenë i lehtë për Xhafer Tahirin. Rruga e tij nuk ishte e shtruar me “tepih të kuq” siç mund ta kenë pasur shumë bashkëpartiakë të tij. Ai nuk hynte në mesin e njerëzve të priveligjuar dhe të preferuar të Isa Mustafës. Si zë që shpeheherë ka ditur të mbajë qëndrime edhe kundër vendimeve të partisë, Isa Mustafa edhe priste dështimin e tij në garën për të parin e Komunës së Vushtrrisë. Mirëpo, fati ishte në anën e Xhafer Tahirit. Me një diferencë minimale me vendin e tretë, ai arriti të jetë sfiduesi kryesor në balotazh. Kaq mjaftoi që shumë shpejtë ta dominojë kundërkandidatin e tij nga radhët e PDK-së e cila për disa mandate udhëheqi me Komunën e Vushtrrisë. Sot ai është shndërruar nga një nga kryetarët model të qeverisjes. Disa herë komuna e udhëhequr nga ai është shpallur si komuna më transparente, ndërsa projektet të cilat janë realizuar gjatë mandatit të tij kanë marrë edhe vlerësimin dhe mirënjohjen nga ana e qytetarëve. Këtë e dëshmon edhe sondazhi i hapur në 24-ore.info. Ai është kryetari më i pëlqyer dhe njëkohësisht më i komentuar. Pjesa dërmuese e komenteve janë me nota maksimale, mirëpo nuk mungojnë as ata të cilët i kundërvihen këtij suksesi. Por, një gjë është e sigurtë, komentuesit e duan edhe një mandat në krye të komunës, ndërsa kundërshtarët e tij politik e dinë se do të jetë kandidataturë e pamposhtur.

Lufta e tij për një mandat të dytë nuk do të jetë e lehtë, por më e vështirë ishte beteja e parë. Xhafer Tahiri tashmë e ka vënë vulën e një kryetari të suksesshëm.

Ai është ligjërues edhe në Fakultetin Juridik, Universiteti Ka ushtruar edhe profesionin e Avokatit në Prishtinë.

Tahiri është njohës i pesë gjuhëve të huaja: Anglisht, Italisht, Serbo-Kroatisht, si dhe Arabisht dhe Turqisht.

Tahiri ka qenë Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Vushtrri dhe nga kjo pozitë është zgjedhur edhe Kryetar i FRLDK-së në nivel nacional në vitet 2009-2012. Si përfaqësues i rinisë së LDK-së është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Xhafer Tahiri ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Drejtor i Departamentit për Çështje Ligjore dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovë Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia për Pronësi Industriale e Kosovës, Kryetar i Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale.

Rezultati i sondazhit