24 orë+ Lajme

Sondazhi: Peja e kënaqur me punën e kryetarit Gazmend Muhaxheri

Gazmend Muhaxheri do të jetë një kryetar që vështirë do të sfidohet në zgjedhjet komunale. Këtë së paku e dëshmon sondazhi i hapur në portalin 24-ore.info

Me punën dhe angazhimin e tij gjatë këtij mandati në një prej qyteteve më të mëdha në Kosovë, i pari i Komunës së Pejës gëzon një mbështetje të plotë. Në pyetjen se prej 1-10, me çfarë note do ta vlerësonit punën e Gazmend Muhaxherin, nota për të parin e Pejës ka qenë maksimale.

Gazmend Muhaxheri njihet edhe si person që nuk ngurron ta sfidojë vetven. Ai nuk shquhet si njeri që mburret me punën e tij dhe siç duket këtë pjesë ua ka lënë në vlerësimin e të tjerë. Ai është angazhuar në vazhdimsi që ta shndërrojë Komunën e Pejës në vend atraktiv për donatrë, njihet si kryetari që ka rritur dukshëm të hyrat e buxhetit komunal, ndërsa ka zvogëluar shpenzimet e administratës.

Nga prioritet e Gazmend Muhaxherit ishin rregullimi i ndriçimit dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit, angazhimi i shtuar në ruajtjen e ambientit dhe krijimittë hapësirave të gjelbra, ndërsa ka qenë i përkushtuar edhe në tërheqjen e investimeve me qëllim të krijimit te vendeve te reja te punës. 

Muhaxhiri konsiderohet si një prej personave më të rëndësishëm në LDK./24-ore.info

Rezultati i sondazhit