24 orë+ Lajme

Sondazhi: Mytaher Haskukës i rrezikohet seriozisht karrigia e kryetarit në Prizren

Ishte pritur me shumë entuiziazëm ndryshimi i pushtetit komunal në komunën e dytë më të madhe në Kosovë, në Prizren. Por, ky entuiziazëm nuk ka zgjatur edhe shumë. Së paku kështu pasqyrohet në sondazhin e hapur nga 24-ore.info me pyetjen se me çfarë note do ta vlerësonit punën e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, rreth 50% e qytetarëve janë shprehur të dëshpëruar me punën e tij. Votat për punën e tij paraqesin dy skajshmëri: qytetarë që janë të kënaqur maksimalisht me angazhimin e tij dhe të tjerë që janë të dëshpëruar maksimalisht, njofton 24-ore.info

Mytaher Haskuka është doktor i shkencave të psikologjisë sociale. Studimet post-diplomike master i ka kryer gjatë viteve 1998 – 2001 në Universitetin Bogazici në Stamboll, në drejtimin Psikologji Sociale, Metodat e Hulumtimit në shkenca sociale dhe Statistikë e Avancuar. Studimet universitare po ashtu i ka përfunduar në Universitetin Bogazici në Stamboll, në departamentin e shkencave shoqërore si bachelor i psikologjisë.

Prej vitit 2003 ligjeron si profesor asistent në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës për: Metodat e Hulumtimit Deskriptiv, Metodat Hulumtuese Eksperimentale, Statistikë, Metodat Hulumtuese të Avancuara dhe po ashtu deri në vitin 2014 ka qenë udhëheqës i ekipit për Hulumtime, Politika, Çështje Gjinore dhe Komunikim në UNDP-Kosovë.

Mytaher Haskuka është zgjedhur dy herë deputet në Kuvendin e Kosovës. Ky është mandati i tij i parë si kryetar i Komunës së Prizrenit pas qeverisjeve të njëpasnjëshme të PDK-së. Mirëpo, bazuar në rezultatin e sondazhit, mund të jetë edhe mandati i fundit nëse në ndërkohë nuk ndez “motorët” për të ndrysuar bindjet e skeptikëve dhe të atyre që kanë pasur pritshmëritë më të larta./24-ore.info

Rezultatet e sondazhit: