24 orë+ Lajme

Sondazhi: Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, i pakonkurrencë

Portali 24-ore.info ka hapur sondazhe për punën e kryetarëve të ndryshëm të komunave, ndërsa në pyetjen se “Prej 1 deri në 10, me çfarë note e vlerësoni punën e kryetarit të Komunës së Therandës (Suharekës), Bali Muharremaj?”, kanë vërshuar notat maksimale.

Bali Muharremaj ka përfunduar Studimet në Universitetin e Beogradit – Fakullteti Ushtarak në Departamentin e Mbrojtjes 1989 – 1998.  Gjatë kohës studimore ka punuar në fabrikën e gomave

“IGK  BALLKAN” – Suharekë.

Prej vitit 2001 – 2005 ishte Drejtor Regjional për Siguri Civile dhe Gadishmëri Emergjente -Prizren.

Në vitet 2009 – 2010 punoi në Ministrin e Punëve të Mbrendshme (MPB) – Drejtor për Azil dhe Migracion, po ashtu gjate vitit 2010-2011 Baliu ishte Nënkryetar i Komunës – Suharekë.

Ndërsa gjatë periudhës 2011-2017 ishte deputet në Parlamentin e Kosovës në grupin parlamentar

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës.

Bali Muharremaj njihet si kryetar që është treguar i suksesshëm në tërheqjen e investimeve dhe ndihmave për Komunën e Suharekës, veçanërisht në këtë periudhë pandemie. Ai, poashtu është treguar i kujdesshëm me zonat e gjelbra të kësaj komune si dhe është angazhuar për një mjedis të pastër. Shumë fshatra të Suharekës të cilat kanë pasur probleme me kanalizime dhe infrastrukturë rrugore, gjatë mandatit të tij kanë përfituar nga angazhimi komunal. Mirëpo, kjo punë sipas gjitha gjasave, Bali Muharremajt do t’i përkthehet edhe me një mandat të dytë bazuar në rezultatin e sondazhit në 24-ore.info

Rezultati i sondazhit: