24 orë+ Lajme

Sondazhi: Kryetari bëmirës i Skenderajit vlerësohet maksimalisht, faqebardhë dhe me nderë në krye të detyrës!

Portali 24-ore.info ka hapur sondazhe për vlerësimin e punës së kryetarëve të komunave të ndryshme të Kosovës. Në pyetjen se me çfarë note e vlerësoni punën e kryetarit të Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, pjesa dërrmuese e komentuesve e kanë vlerësuar me notën më të lartë, njofton 24-ore.info

Kryetari Bekim Jashari është vlerësuar me notën 10 dhe komentet pozitive që e kanë komplimentuar punën e tij.

Rezultatet e sondazhit

Përndryshe, i pari i komunës së Skenderajt ka refuzuar të dekorojë qytetin në vitin e pandemisë. Jashari ka deklaruar se mjetet financiare të parapara për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit do të shfrytëzohen për menaxhimin e situatës pandemike, në përkrahje të familjeve në nevojë.

Por, edhe më parë Shtabi Emergjent i Komunës së Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Bekim Jashari, gjatë kësaj mbledhje në koordinim me anëtarët e shtabit, mori vendim që të ndihmohen 1000 familje në nevojë me pako ushqimore dhe me miell.

Bekim Jashari gjatë kësaj periudhe ka qenë i angazhuar maksimalisht që me shoqata të ndryshme të sigurojë ndihma për familjet në nevojë.

Gjithashtu, gjatë mandatit të tij është raportuar se Bekim Jashari është angazhuar edhe në projektet infrastrukturore për t’ua lehtësuar jetën banorëve të kësaj komune.

Në mandatin e tij është rinovuar edhe qendra për punë sociale, është ndërtuar poligoni sportiv, është inauguruar Qendra për Karrierë në shkollën e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës, ndërsa i është kushtuar kujdes edhe lehtësimit të jetës së personave me aftësi të kufizuara.

Në Skenderaj gjatë mandatit të kryetarit Bekim Jashari janë vendosur pushimore dhe janë krijuar edhe hapësira për qytetarët.

Kryetari nga familja Jashari, rezulton se me nderë dhe faqebardhë ka qëndruar në krye të detyrës./24-ore.info