Lajme

Sondazhi: Ardian Gjini vlerësohet me notën 10

Ky është mandati i parë i Ardian Gjinit në krye të Komunës së Gjakovës. Në këtë komunë, AAK në vazhdimësi ka dëshmuar se e ka një bazë të fortë të elektoratit. Mirëpo, kryetari Gjini duket se gëzon respektin e qytetarëve. Vlerësuar nga sondazhi i hapur në portalin 24-ore.info, në pyetjen se me çfarë note nga 1 deri në 10 do ta vlerësonit punën e tij, ai ka qenë ndër kryetarët e paktë që është vlerësuar maksimalisht me notën 10.

Ardian Gjini që nga dhjetori i vitit 2017 është kryetar i komunës së Gjakovës. Ai ka qenë deputet i kuvendit të Kosovës për dy mandate dhe kryetar i grupit parlamentar të AAK-së.

Ardian Gjini është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga marsi 2002 deri në shtator 2003 ka shërbyer si këshilltar politik i kryeministrit Bajram Rexhepi.
Në dhjetor 2004 është emëruar këshilltar i parë politik i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në mars 2005 është zgjedhur ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në qeverinë e Kosovës. Në këtë post ka shërbyer deri në dhjetor të vitit 2007.

Aktualisht është nënkryetar i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarë i degës së kësaj partie në Gjakovë.
Mbanë Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Europiane nga universiteti i Kentit në Canterbury.

Gjatë mandatit të tij qeverisës, janë realizuar disa projekte infrastrukturore, ndërsa Gjakova është përfituese e nëntë projekteve për efiçiencë të energjisë. Gjithashtu, ai ka rregulluar edhe shëtitoren përreth lumit krena duke i dhënë një pamje ndryshe qytetit, ndërsa është zgjeruar rrjeti i ndriçimit. Këto dhe projekte të tjera janë përkthyer edhe në votë positive për kryetarin e Komunës së Gjakovës, rezultatet e të cilit mund ta gjeni mëposhtë.