24 orë+ Lajme

Sondazhi: Agim Aliu vlerësohet maksimalisht, trim në luftë, i dijshëm në qeverisjen komunale

Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu me ka shumë arsye që të mburret me punën e tij në krye të kësaj komune. Në pyetjen se prej 1 deri në 10, me çfarë note e vlerësoni punën e tij, qytetarët thuajse njëzëri kanë shprehur vlerësimin maksimal në sondazhin e realizuar nga 24-ore.info

Ai ka qenë një prej kryetarëve më të komentuar dhe të pëlqyer.

Agim Aliu ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës/Fakulteti Juridik. Ka studiuar edhe në Fakultetin e Mjekësisë/Universiteti i Prishtinës.

Ai ishte edhe i burgosur politik, ndërsa ka qenë pjesë nga radhët e UÇK-së. Konsiderohet si një

ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj;
Ka qenë edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Ferizajt si dhe deputet i legjislaturës së pestë në Kuvendin e Republikës së Kosovës,

Agim Aliu është shfaqur i angazhuar veçanërisht në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Komunën e Ferizajit, paralelisht me investimet në projektet infrastrukturore rrugore.

Rezultatet e sondazhit