Lajme

Sondazhi: 63 % e shqiptareve duan zgjedhje te parakohshme

Prej më shumë se një viti, sondazhet publike

Prej më shumë se një viti, sondazhet publike dhe jopublike kërkojnë që në Shqipëri të ketë rotacion politik përmes zgjedhjeve të parakoshme. Ky përfundim doli sërish edhe nga një sondazh i kryer nga Balkanweb, portal i cili ka audiencë të të gjitha ngjyrave politike. Në sondazh morën pjesë 9000 qytetarë, të cilët iu përgjigjën pyetjes “A duhet Rama të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme pas “JO”-së nga BE?”.

Rreth 63 % e votuese, ndajnë mendimin se Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, te cilat, deri tani, janë mohuar nga kryeministri Rama me arsyen se fajin e ka Europa, jo qeveria e drejtuar prej tij.

Kërkesa e 63 % e shqiptarëve për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pas JO-së nga BE-ja për nisjen e negociatave përkon me kërkesën e PD në opozitë, e cila bën përgjegjëse qeverinë për mospërmbushjen e kushteve për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE. PD beson se zgjedhjet e parakohshme me garancitë minimale për lirinë e votës janë çelësi për zgjidhjen e krizës.

Edhe pse sondazhi lejon votimin vetëm një herë, ky nuk është një sondazh profesional, por, në çdo rast, është tregues serioz për qendrimin e qytetarëve shqiptarëve rreth zgjedhjeve të parakohshme.


Etiketa: ,